Përleshja mes Sekiraqëve dhe “Capave”, Policia gjen edhe dy pistoleta dhe një karikator

Përleshja mes Sekiraqëve dhe “Capave”, Policia gjen edhe dy pistoleta dhe një karikator

Një person ka mbetur i vdekur dhe pesë të tjerë u plagosen mbrëmjen e së dielës në Prishtinë si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga grupi i Sekiraqëve dhe “Capave”, raporton Gazeta “Enigma”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se po vazhdon ekzaminimi në bvendin e ngjarjes.

“Lidhur me rastin, gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe një karikator me dy fishekë”, thuhet në raport.

Policia kanë bërë me dije se pesë personat e plagosur janë duke u trajtuar në QKUK, “nën masën e arrestit dhe mbikëqyrjes policore”.

Në mesin e të plagosurve janë një 21 dhe 29 vjeçar. Në media është raportuar se kjo ngjarje ka ndodhur mes familjeve Sekiraqa dhe Capat, të njohura edhe si grupe që janë në konflikt tash e një kohë.

Vendi ku ndodhi sulmi vazhdon të jetë ende i bllokuar nga policia, dhe nga fotografitë nga aty shihet se të dy familjet e apostrofuara kanë shkrepur rreth 100 plumba.

Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje” dhe tashmë kanë nisur hetime intensive nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit. /Gazeta Enigma/

Related Articles