Qytetarët në Mitrovicë të Veriut kanë hasur në mbetje mortore, të cilat dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë.
Pas njoftimit nga Policia e Kosovës, ekipi mjekoligjor i IML-së ka tërhequr mbetjet mortore për ekzaminimet e mëtejme mjekoligjore.
Kështu u bë e ditur nga Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur. /Gazeta Enigma