Pesë persona janë ftuar për intervistim nga Policia e Kosovës për falsifikim të dokumenteve.
Këtë e bëri të ditur Veton Elshani, zëvendësdrejtor në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut.
Më 30 gusht të këtij viti, është bërë mbyllja e pesë institucioneve paralele ilegale në veri, “Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit”.
Elshani shtoi se këta persona që janë ftuar për intervistim kanë të bëjnë me rastin në fjalë të përmendur më lartë atë të institucioneve paralele.