Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka dalë me një deklaratë për të shtënat që ndodhën në shkollën e mesme “Apalachee”në shtetin e Georgias, duke thënë se ai dhe Zonja e Parë, Jill Biden, janë në zi për vdekjen e atyre që iu ndërpre jeta për shkak të dhunës më të pakuptimtë me armë, raporton BBC
“Ajo që duhet të ishte një sezon i gëzueshëm i kthimit në shkollë në Winder, Georgia, tani është kthyer në një tjetër kujtesë të tmerrshme se si dhuna me armë vazhdon të copëtojë komunitetet tona. Nuk mund të vazhdojmë ta pranojmë këtë si normale”, deklaroi ai.
Presidenti ripërsëriti thirrjen për ndalimin ndalimin e armëve sulmuese dhe magazinat me kapacitet të lartë siç ka kërkuar më parë, si dhe masa të tjera të kontrollit të armëve, duke përfshirë ruajtjen e sigurt të armëve të zjarrit.