Janë bërë 27 vjet nga vdekja e humanistes shqiptare, Shën Nëna Terezë.
Atë e ka përkujtuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo citoi një thënie të Shën Terezes: “Me gjak unë jam shqiptare. Me shtetësi jam indiane. Me besim unë jam një murgeshë katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës…”.
Osmani tha se ” jemi krenar që botës i dhamë nënën më të madhe që njohu njerëzimi, Gonxhe Bojaxhiun, të Shenjtën Terezë”.
“Përkushtimi i Nënë Terezës për më të varfrit, besimi i saj i palëkundur dhe dashuria për njerëzit, pavarësisht nga prejardhja e tyre, duhet të jenë udhërrëfyes për një botë më humane”, u shpreh e para e vendit, Osmani. /Gazeta Enigma