Policia e Kosovës ka njoftuar se janë duke e kërkuar një person i cili dyshohet për vjedhje të rëndë, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas Policisë i dyshuari Shefik Nexhipi (1956)- shtetas i Maqedonisë së Veriut, kërkohet për përfshirje veprën vjedhje e rëndë.
“Njësiti i hetimeve të stacionit të Lipjanit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendodhjes së personit që shihet në fotografi”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma/