Policia ka arritur të arrestoj një të dyshuar i cili mashtroi qytetarët në investime kapitale me kriptovaluta, shkruan Gazeta Enigma.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 33-vjeçari nga Kamenica, Fitim Cakolli, është prangosur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Pejës.
Pas arrestimit dhe shoqërimit në stacion policor, Cakolli është intervistuar nga hetuesit policorë dhe ndaj tij është lëshuar urdhri për ndalim policor, me vendim të Prokurorit të Shtetit.
Në fund të muajit gusht, Policia ka arrestuar shokun e Cakollit, me të cilit dyshohet se kanë përfituar kundërligjshëm mbi 50 mijë euro, me premtime të rrejshme për investime në kriptovaluta.
Personi që ra pre e të dyshuarve e ka denoncuar rastin dhe si rezultat fillimisht është arrestuar Fatlum Ramabaja.
I njohur për mashtrime me kripto, Fitim Cakolli, qe një kohë të gjatë ka qëndruar në arrati, përkundër që ndaj tij ka pasur denoncime të vazhdueshme