Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka komentuar qëndrimin dyditor të kryetarëve të degëve të partisë në Istog.
Kica-Xhelili ka shkruar se ka unifikim e besim që vetëm LDK-ja di ta bëjë përbrenda, me mendje e orientim të shëndoshë.
“LDK-ja sheh përtej asaj që bën bujë, por nuk sjell ndryshim”, ka shkruar deputetja.
“Natyrisht, nuk mund të shkosh në Istog e të mos ndjehesh mirë me shembullin që Ilir F. Ferati e jep çdo ditë. Këta janë njerëzit tonë: Modest, që besojnë, fjalëpak, e me punë shumë. Rrugën do ta bëjmë bashkë! S’ka si të jetë ndryshe”, ka shkruar ajo.