Policia e Kosovës ka gjobitur 2 mijë e 444 vozitës gjatë ditës së enjte të 5 shtatorit.
Po ashtu, në të njëjtën vazhdë kohore, u regjistruan 15 aksidente me të lënduar, dhe 37 të tjerë më dëme materiale.
Sipas të dhënave të policisë, 28 persona u arrestuan, 20 u dërguan në mbajtje dhe një tjetër u dërgua në vuajtje të dënimit.