Emisari sllovak për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka shkruar në llogarinë e tij në “X” për takimin që ka pasur në Kosovë me zëvendëskryeministrin kosovar, Besnik Bislimi.
Lajcak ka thënë se kanë pasur një bisedë të hapur dhe të detajuar për takimin e radhës të shefave të ekipeve negociatore.
Emisari sllovak ka treguar gjithashtu se kanë biseduar edhe për Planin e Rritjes dhe për hapat e radhës në Dialog në periudhën e ardhshme.
“Mirë të kthehem në Kosovë! Pata një diskutim të hapur dhe të detajuar për takimin e radhës të kryenegociatorëve me zëvendëskryeministrin e pare Besnik Bislimi. Ne folëm edhe për Planin e Rritjes dhe hapat e ardhshëm në Dialog në periudhën e ardhshme”, ka shkruar Lajcak.