Tre persona janë rrahur mes vete mbrëmjen e së shtunës, ku njëri nga ta përfunduar në QKUK, raporton Gazeta ‘Enigma”.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime të lehta trupore i cili pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar për shërim shtëpiak.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë 07.09.2024, 21:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete tre të dyshuar meshkuj kosovar ku si pasojë njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime të lehta trupore i cili pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar për shërim shtëpiak. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”. /Gazeta Enigma/