Ardian Ismajli në formacionin e xhiros së parë në Ligën e Kombeve

Ardian Ismajli në formacionin e xhiros së parë në Ligën e Kombeve

Ardian Ismajli ka qenë thjesht fantastik në fitoren e Shqipërisë 1-2 në udhëtim te Kombëtarja e Ukrainës.

Ylli shqiptar shënoi një gol, por ishte i jashtëzakonshëm edhe në mbrojtje me ndërhyrjet e tij kruciale.

Falë paraqitjes mbresëlënës në sfidën ndaj Ukrainës, Ismajli ka zënë vend edhe në formacionin e xhiros së parë të Ligës së Kombeve.

Ismajli ishte më i miri te Shqipëria dhe nga SofaScore është përfshirë në formacionin më të mirë të xhiros.

Përveç qendërmbrojtësit shqiptar vend në formacionin më të mirë kanë zënë edhe yjet si Declan Rice, Kevin De Bruyne, Kvicha Kvaratskhelia, Jamal Musiala, Florian Wirtz e Alexander Isak. 

Related Articles