Ballkani ka emëruar kryetrajnerin e ri.
Bëhet fjalë për Artim Pollozhanin, i cili do të jetë në krye të kësaj ekipe.
Lajmi është për i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, nga vet skuadra.
“Mirë se u ktheve në shtëpinë tënde, Artim Pollozhani!
Është një nder dhe kënaqësi e madhe që të kemi si kryetrajner të ri të FC Ballkani-t.
Përvoja dhe njohuritë e tua për klubin tonë janë një vlerë e shtuar, ku së bashku synojmë të ecim edhe më shumë drejt qëllimëve tona.
Të urojmë një rifillim sa më të suksesshëm në këtë rrugëtim të ri. Na Priftë e mbara Pollo” , thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma