Ndeshja mes Deçanit dhe Prizrenit, në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës, nuk duket të ketë përfunduar mirë.
Kjo ndeshje përfundoi duke kaluar në dhunë fizike në mes futbollistëve dhe jo vetëm.
Arbon Flugaj, komentator i sportit në Art Motion, ka njoftuar se dy minuta para fundit të takimit të zhvilluar në Deçan, tenisionet e shumta shpërthyen në dhunë.
Pos futbollistëve, aty u përfshinë edhe tifozët.
Sipas Flugajt, gjithçka nisi kur sulmuesi afrikan i Prizrenit, Ëilson, goditi me grusht portierin rezervë të vendasve, duke acaruar edhe tifozët që më pas u futën në fushë për të “qëruar” hesapet. /Gazeta Enigma