Albion Rrahmani ka shënuar golin e tretë për Kosovën kundër Qipros në minutën e tretë të pjesës së dytë, shkruan Gazeta “Enigma”.
Milot Rashica ishte ai që asistoi në golin e tretë me Rrahmanin që s’e pati fare vështirë për të realizuar golin nga afër, në minutën e 48-të.
Kujtojmë që, Albion Rrahmani hyri në pjesë të dytë në vend të Vedat Muriqit, sulmuesit i cili shënoi dy golat në pjesën e parë, teksa nuk dihen ende arsyet e këtij zëvendësimi. /Gazeta Enigma/