Së paku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore si pasojë e aksidentit që ndodhi sot në rrugën Carralevë-Duhël, ku janë përfshirë një autobus dhe një kamion.
Të lënduarit janë dërguar në QKMF-në e Suharekës dhe bashkë me ta është edhe kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.
Ai falënderoi urgjencën e Suharekës, zjarrfikësit dhe policinë për angazhimin profesional.
“Udhëtarëve nga Komuna e Kaçanikut shërim sa më të shpejtë, nga ky rast i aksidentit”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka njoftuar se si pasoj e aksidentit së paku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupor dhe janë transportuar për në emergjencë në QKMF në Suharekë.
“Sot me date 10.09.2024, rreth orës 07:11 ështe raportuar për një aksident trafiku në rrugën Carralevë-Duhël . Në aksident janë të përfshirë një autobus dhe një kamion. Si pasoj e aksidentit së paku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupor dhe janë transportuar për në emergjencë në QKMF në Suharekë”, tha Bytyqi për “Enigmën”.
Tutje ai ka shtuar se “Policia ka dal vendngjarje dhe është duke u marr me rastin. Pasi që autobusi është rrotulluar në krahë kanë intervenuar edhe zjarrëfiksit për ti nxjerr pasagjerët”. /Gazeta Enigma/