Para pak çasteve janë liruar politikanët serbë, Aleksandar Arsenijeviq dhe Ivan Orloviq, që u arrestuan sot në Veri, raporton IndeksOnline
Lajmi është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani.
Mësohet se ata janë gjobitur për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
Në media u raportua se Arsenijeviq u arrestua pasi i fishkëlloi kryeministrit Albin Kurti.