Sipas KQZ-së, 12 koalicione partiake u paraqitën për certifikim në afatin kohor prej 15 ditësh për të garuar në zgjedhjet të cilat pritet të mbahen më 9 shkurt 2025.
Por në këtë listë nuk ishte edhe koalicioni mes LVV-së, Listës Guxo dhe Alternativës.
Këto tri parti vendosën të hyjnë në një listë të përbashkët.
Këtë rrethanë, ish-kryesuesi i KQZ-së, Mazllum Baraliu, e sheh si mungesë të fuqisë politike të dy subjekteve “Listës Guxo” dhe të “Alternativës”.
“ Nuk kanë fuqi elektorale këto dy parti Lista Guxo dhe Aletrnativa nuk kanë pasur nga të ia mbajnë detyrimisht do të shkrihen…”, tha Baraliu.
Ministri i bujqësisë Faton Peci i cili vjen nga Lista Guxo, ditë më parë, bëri të ditur se po e shqyrton mundësinë për të kandiduar për pozitën e kryetarit të Mitrovicës së Jugut, në kuadër të LVV-së.
Në bazë të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ka disa ndryshime për listat e deputetëve dhe verifikimin ligjor të kandidatëve për deputetë. Sipas monitoruesve të zgjedhjeve dhe punës së Kuvendit, këto ndryshime kozmetike. Ish-kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu, thotë se të gjitha partitë një zëri ia përshtatën vetës këtë ligj.
“Po është për çudi pa debat pa konsultime pa zhurmë u miratua ligji për zgjedhje i cili iu shkon për shtati të gjitha partive…”, tha Baraliu per RTV21
Zgjedhjet e ardhshme në Kosovë pritet të mbahen më 9 shkurt 2025.