Qeveria e Kosovës këtë të mërkure ka miratuar Programin Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse, raporton Gazeta “Enigma”.
Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Albin Kurti deklaroi se programi synon të ndërtojë qendrueshmëri kombëtare në mënyrë që shoqëria të përgatitet të rezistojë, reagojë e të rimëkëmbet në raste të fatkeqësive natyrore a sulmeve të armatosura.
Ai shtoi se ky program u hartua bazuar në sisteme të ngjashme që aplikohen në vende të ndryshme të NATO-s.
Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se ky sistem mundëson që qytetarët të kenë rolin tyre në sistemin tonë të mbrojtjes dhe sigurisë. /Gazeta Enigma/