Debati mes Harris dhe Trump u ndoq nga 67 milionë amerikanë

Debati mes Harris dhe Trump u ndoq nga 67 milionë amerikanë

Rreth 67.1 milionë njerëz ndoqën debatin presidencial mes Kamala Harris dhe Donald Trump, një rritje prej 31 përqind në krahasim me debatin e qershorit mes Trump dhe Presidentit Joe Biden, i cili u shikua nga 51.3 milionë njerëz.

Debati u organizua nga ABC News, por u shfaq në 17 televizione të ndryshme, tha kompania Nielsen.

Numërimi i së martës ishte më pak i shikuar sesa shikueshmëria rekorde për një debat presidencial, kur 84 milionë njerëz panë përballjen e parë të Trump dhe Hillary Clinton më 2016.

Debati i parë mes Biden dhe Trump në 2020 arriti në 73.1 milionë njerëz.

Pati një rritje të dukshme të shikuesve më të rinj dhe të moshës së mesme.

Nga shikuesit që shikuan në rrjetet kabllore, numri më i madh i shikuesve ishte në Fox Neës, me 9.1 milionë njerëz që u ulën para kanalit të njohur për mbulimin e tij pozitiv të Trumpit.

Fushata e Trump pretendoi publikisht fitoren, por disa nga ndihmësit e tij privatisht pranuan se nuk kishte gjasa që ai të bindte ndonjë votues të pavendosur që të votonte për të, thanë për Guardian njerëz të njohur me këtë çështje, transmeton Gazeta Enigma.

Related Articles