Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, tha sot në kuvend se kur u bë inaugurimi i Klinikës së Emergjencës, shtretërit janë marrë nga spitali Pediatrik “për një promovim të kryeministrit Albin Kurti”.
Ai tha se një gjë e tillë është “tragjedi”.
“Për të bërë promovime kur u inaugurua Klinika e Emergjencës, shtretërit merren nga spitali Pediatrik për një promovim të kryeministrit Kurti, nga traumatologjia e fëmijëve. Kjo është fatkeqësi, tragjedi dhe paaftësi që në momentin e inaugurimit të Emergjencës të merren shtretërit nga traumatologjia e fëmijëve. Pse a nuk kishte buxhet të mjaftueshëm për të blerë shtretër të rinj në Emergjencë, apo duhet të bëhen vetëm fasada e lyerje”, deklaroi Haxhiu nga foltorja e Kuvendit.