Ajeti e takon Scholzin: Gjermania, një aleat historik dhe tradicional i Kosovës

Ajeti e takon Scholzin: Gjermania, një aleat historik dhe tradicional i Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Faruk Ajeti, sot e ka takuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Në njoftimin e tij në Facebook, ai ka thënë se ishte kënaqësi të takohej me Scholz, të cilin e falënderoi për mbështetjen ndaj Kosovës.

“Ishte një kënaqësi e veçantë të takoja kancelarin Olaf Scholz gjatë pritjes së organizuar për Korin Diplomatik”.

“Faleminderit për angazhimin e gjithanshëm dhe kontributin e pazëvendësueshëm të Gjermanisë – një aleat historik dhe tradicional i vendit tonë”, ka thënë Ajeti.

Related Articles