Një dron në fluturim është konstatuar brenda burgut të Peqinit. Kanë qenë policët e rrethimit të jashtëm që kanë dëgjuar zhurmën e dronit dhe kanë dhënë alarmin.
Pas kontrollit janë gjetur të hedhur dy telefona iPhone, 8 karikues, 31 doza të dyshuara lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza të vogla lëndë e dyshuar kanabis sativa, siç raporton A2.
Bëhet me dije se Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, ka urdhëruar gatishmëri dhe kontrolle të rrepta në qelitë e të burgosurve.
Ky është droni i dytë në burgun e Peqinit pas atij që shkaktoi ngjarjen e Sokol Mjacajt.