Deputeti i VV-së, Dimal Basha, i ka reaguar lideri të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili për gjendjen në veri e ka fajësuar Qeverinë Kuti.
Basha ka vlerësuar se Haradnajn po e tradhton logjika.
Në profilin e tij në “Facebook”, Basha ka shkruar se Vuçiqi po e kërkon që e ka pasur me qeveritë e kaluara.
“Ramushin e tradhëton logjika! Vuçiqi po thotë i ka fajet për veri, mirëpo Albini ia ka përgatit terenin Serbisë! Jo Ramush, Albini veç e ka pastru terenin, prandaj po ankohet Vuçiqi. Ai po e kërkon terenin si me juve, ku e ka pas Radojçiçin shef në veri, por fatmirësisht populli po mendon ndryshe!”, ka shkruar Basha.