Prifti ortodoks nga Elbasani, At Nikolla Xhufka ka dalë së fundmi me një deklaratë lidhur me përfshirjen e tij në skandalin e trajtuar nga emisioni “Piranjat”.
Të gjitha materialet e transmetuara, prifti i ka cilësuar si ‘montazhë’.
“Unë At Nikolla Xhufka nuk shantazhohem dhe nuk tërhiqem nga rruga për ngritjen dhe forcimin e kishës ortodokse kombëtare shqiptare. Këto lloj montazhesh nuk më bëjnë përshtypje fare.” u shpreh Xhufka.
Më tej Xhufka lë në hije skandalin ku u përfshi duke thënë se në fakt sulmet janë ndaj kishës së Fan Nolit dhe jo ndaj tij.
“Nuk tërhiqem nga kisha e Fan Nolit. Nuk kam për të paguar lekë. Qentë le të lehin karvani të ecë përpara.” përfundon Xhufka.
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Piranjat” prifti At Nikolla Xhufka, nga Elbasani, u shfaq teksa flirtonte me një mashkull në biseda virtuale dhe live duke shkuar dhe në kërkesë për raport intim. Ajo që mori vëmendjen ishte hipokrizia e priftit, i cili një ditë, si klerik i qëndron besnik dogmave të fesë përfshi edhe dënimit me forcë të homoseksualitetit, ndërsa një ditë tjetër planifikon takime intime dhe orgji meshkujsh, duke lënë mënjanë rregullat strikte që duhet të zbatojë për sa kohë ka të veshur veladonin e priftit.