Mentor Ajetit i thuren lavdata për referimin në ndeshjen Ballkani – Prishtina

Mentor Ajetit i thuren lavdata për referimin në ndeshjen Ballkani – Prishtina

Sot u zhvillua derbi i javës në Superligën e Kosovës, ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës.

Kjo ndeshje u fitua nga Ballkani, me rezultat minimal 1-0, me golin e vonshëm të Bernard Garricës.

Megjithatë, diçka tjetër që nuk kaloi pa u vërejtur nga tifozët, ishte ndarja korrekte e drejtësisë nga gjyqtari kryesor Mentor Ajeti.

Ajeti referoi ndeshjen në atë mënyrë saqë nuk pati kritika nga asnjëri grup i tifozëve dhe as nga dy klubet.

Ai madje në fund të ndeshjes u përcoll me duartrokitje nga dy tifozëritë.

“Shumë pak flasim për gjyqtarët e Superligës, por sot pati paraqitje fantastike në derbi gjyqtari Mentor Ajeti. Në asnjë moment nuk e la që ndeshja ti dal nga duart”, shkroi faqja “Fansat e Futbollit Kosovar” në një postim në Facebook. /Gazeta Enigma

Related Articles