Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin deklaroi se Serbia është në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian, por se nuk vendos për shpejtësinë e saj.
“Nëse në rrugë na pret njohja e Kosovës, detyrimi për të lehtësuar martesat e të njëjtës gjini apo pjesëmarrja në konfliktin me Rusinë dhe Kinën, ne as nuk duhet të shkojmë në atë rrugë”, tha Vulin në një intervistë për Veçernje Novosti.
Ai theksoi se “derisa të na thonë këtë, na takon neve t’i përmbahemi neutralitetit tonë ushtarak, reformave që na përshtaten dhe të përpiqemi ta forcojmë Serbinë në kohën e ardhshme”.
I pyetur nëse Serbia me blerjen e avionëve francezë Rafal ka bërë kthesën më të madhe drejt Perëndimit deri më tani, Vulini tha se ky ishte një vendim pragmatik dhe jo politik, dhe se Serbia do të mbrojë qiejt e saj me “rafal” dhe “miga”.
Ai tha se presidenti rus Vladimir Putin, gjatë takimit të tyre të fundit në Rusi, nuk përmendi “Rafalët”, “por përmendi shkëmbimin tregtar, marrëveshjen e gazit dhe mbështetjen e Rusisë për çdo luftë serbe”, përcjellë Danas.
Vulin që është në listën amerikane të personave të sanksionuar vizitoi Rusinë muajin e kaluar.