Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, Kurti: Krenar që udhëheq vendin më demokratik në rajon

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, Kurti: Krenar që udhëheq vendin më demokratik në rajon

Sot shënon Dita Ndërkombëtare e Demokracisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social X, ka thënë se është krenar që udhëheq vendin më demokratik në rajon.

“Si kryeministër i Republikës së Kosovës, jam krenar që udhëheq vendin më demokratik në rajonin tonë dhe një nga demokracitë me përparimin më të shpejtë në botë”, ka shkruar Kurti.

Po ashtu, i pari i qeverisë ka rikonfirmuar se Kosova qëndron krahë partnerëve demokratë dhe aleatëve në mbarë botën ‘për të punuar së bashku për të siguruar edhe një herë që qeveria e popullit, nga populli, për popullin, të mos humbasë nga dheu’.
Tutje Kurti thotë se ‘puna jonë është ende e paplotë. Le të kujtojmë se sa shumë kemi luftuar për të arritur në këtë pikë – dhe sa fort duhet të luftojmë ende për të mbrojtur demokracitë e botës nga kërcënimet binjake të autoritarizmit nga brenda, dhe agresionit nga jashtë’, shkroi kryeministri Kurti. /Gazeta Enigma

Related Articles