Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë po pretendon se sekretari i kësaj dege Besim Latifi është sulmuar nga një bashkëpunëtor i kryetarit Shpejtim Bulliqi.
Këto deklarime kjo degë i ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Në reagimin e degës së LDK-së thuhet se incidenti ka ndodhur pa ndonjë problem paraprak.
“Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës dhe, sipas njoftimeve të policisë, i njëjti është duke u trajtuar sipas procedurave të institucioneve të rendit dhe ligjit”, thuhet në reagim.
Sipas kësaj dege, pushteti lokal në Podujevë, përmes sulmeve të tilla, ka për qëllim ta ndalë zërin opozitar.
“Ai për ta realizuar këtë nuk është duke zgjedhur as forma, e as veprime. Por, as nuk na kanë ndalur e as nuk do të na ndalin, në përmbushjen e misionit tonë si opozitë e vetme në Podujevë”, thuhet ndër të tjera në reagim. /Gazeta Enigma
Postimi i plotë: