I riu shqiptar vdes në një aksident të rëndë me motor në Greqi

I riu shqiptar vdes në një aksident të rëndë me motor në Greqi

Një 29 vjeçar shqiptar e ka humbur jetën mbrëmjen e së dielës në një aksident rrugor në zonën e Santorinit në Greqi.

Viktima ishte duke udhëtuar me një motor, kur doli nga rruga dhe u përplas me një veturë, e cila drejtohej nga një vajzë 27 vjeçare.

Shqiptari mori plagë të rënda dhe nuk mundi të mbijetojë, teksa policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 

Related Articles