“Të gjitha pikat e Vuçiqit cenojnë sovranitetin e Kosovës”

“Të gjitha pikat e Vuçiqit cenojnë sovranitetin e Kosovës”

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila ka komentuar shtatë pikat e propozuara nga presidenti Aleksandar Vuçiq.

Ajo tha se të njëjtat e cenojnë sovranitetin e Kosovës.

“Paralajmërimet e kësaj konference kanë qenë më dramatike dhe ndoshta më të errëta me pretendimet dhe synimet e Serbisë kundrejt Kosovës, mos harrojmë është i njëjti shtet që një vit më parë kreu sulm terrorist ndaj policisë dhe territorit të Kosovës. Të gjitha pikat e Vuçiq janë pika që cenojnë sovranitetin dhe integritetin e Kosovës.

Në nëntor të vitit 2022 kur kishim tërheqjen e zyrtarëve serb në katër komunat në veri, ishte urdhri i Vuçiçit që bëri tërheqjen e tyre dhe tani kërkon po i njëjti në një disfatë totale që të ndodhë një realitet në veri në të cilin do të krijoheshin kushte për aneksimin e veriut apo për uljen në tavolinë për një status të ri të veriut”, tha Kusari-Lila gjatë një interviste për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.

Related Articles