Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se gjatë tri viteve të fundit janë investuar rreth 249 milionë euro në sistemet e armatimit, pa përfshirë buxhetin e këtij viti.
“Janë orientuar sipas konceptit të blerjeve shtet me shtet. Pra, blerjet janë investuar në bashkëpunim me ministritë përkatëse të vendeve të NATO-s prej të cilave kemi prokuruar, dhe janë sipas standardeve të NATO-s, sepse orientimi ynë është i qartë drejt anëtarësimit tonë në NATO dhe Bashkimin Evropian”, tha Maqedonci.
I pari i Mbrojtjes tha se blerjet realizohet duke u bazuar në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.