Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Milan – Liverpool.
Ndonëse Rossonerët ishin të parët që shënuan me anë të Christian Pulisic, ndeshja më pas mori rrjedhë tjetër.
The Reds i barazuan shifrat në 1-1 me golin e realizuar prej Ibrahima Konates në minutën e 23-të, duke shënuar me kokë.
Ndërkaq për të pëmbysur rezultatin, u përkujdes Virgil van Dijk i cili gjithashtu shënoi me kokë.
Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi 2 me 1 për Liverpool-in. /Gazeta Enigma