Ka dështuar mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe e njëjta është shtyrë për javën tjetër.
Në këtë takim ishte në rend dite shqyrtimi i Raportit vjetor të punës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës – Trustit, për vitin 2023.
Në këtë takim kishin ardhur anëtarët e bordit të Trustit të prirë nga kryesuesi i bordit Emanuel Bajra.
Në rend dite ishte edhe shqyrtimi i Raportit vjetor të punës së Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2023, me menaxhmentin e kësaj trupe, pas përfundimit të raportimit të bordit të Trustit.
Mbyllja e mbledhjes ndodhi pas 40 minutave pritje.