Gjoshi i PDK-së: Qeveria Kurti i ka pasë fjalët e elefantit, e punët e bubrrecit

Gjoshi i PDK-së: Qeveria Kurti i ka pasë fjalët e elefantit, e punët e bubrrecit

Sekretari për Anëtarësi dhe Financa i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, tha për qeverinë aktuale se kanë dhënë fjalë të mëdha e kanë bërë punë shumë pak, raporton Gazeta “Enigma”.

Këto deklarata Gjoshi i bëri në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Me e përshkru me pak fjalë, kjo qeverisje i ka pasë fjalët e elefantit, e punët e bubrrecit”, ka thënë Gjoci.

“Në secilën fushë kemi pasë fjalë shumë, qysh para zgjedhjeve, ama në realitet kemi pa zhvillime të pakta ose minimale. Ne nuk shohim ndonjë sukses me të cilin ishim krenu”. /Gazeta Enigma/

Related Articles