Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Nikoliq të Hasit të Shqipërisë në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një banesë u përfshi nga flakët duke bërë që të humbasin jetën nënë e bir.
Viktimat janë djali R.L. dhe nëna e tij F.L.
Bëhet e ditur se djali, pasi arriti të nxjerrë nga banesa bashkëshorten e tij, u kthye për të shpëtuar nënën që kishte mbetur e bllokuar mes flakëve.
Por fatkeqësisht, për shkak të flakëve të zjarrit, mbeti i bllokuar dhe humbi jetën bashkë me nënën, shkruan TvKlan, përcjellë Gazeta Enigma.
Trupat e tyre të pajetë u konstatuan nga forcat zjarrfikëse pasi ndërhynë për të shuar flakët.
Zjarri në banesë paraprakisht dyshohet se ka rënë aksidentalisht.