Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, për qasje të gabuar ndaj aleatëve ndërkombëtar, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje Çitaku ka shtuar se Serbia dje e nënshkroi marrëveshjen me Amerikën për investime strategjike në fushën e energjetikës, pas marrëveshjes me Gjermaninë për litiumin e pas asaj me Francën për avionët e avancuar ushtarakë, e sipas saj, Kosova është e izoluar, e sanksionuar dhe e përjashtuar.
“Kur miqtë tanë, ata pa ndihmën e të cilëve nuk do të ishim as të lirë e as të pavarur, që të gjithë, na thonë që jemi në rrugë të gabuar, është koha me e pa veten në pasqyre”.
“Nuk na ka faj kërkush. Biden i keq, Trump i keq, Mogerini e keqe, Borelli i keq, Greneli i keq, Lajcak i keq, Merkel e keqe, Scholz i keq, Macroni i keq, Rama i keq. Krejt na kanë faj. A po Albin? Vetëm ti e ke mirë. Ti edhe kush? Kush janë aleatët e tu Albin? Se pa aleatë nuk mundet as Amerika”, shkroi Çitaku.
Tutje, ajo i tha Kurtit se Kosova është më e madhe dhe më e rëndësishme sesa egoja e tij, teksa shtoi se “mashtrimit tënd po i vije fundi”. /Gazeta Enigma/