Vuçiq takon gjeneralin amerikan të Gardës së Ohajos, i ankohet për situatën e serbëve në Veri

Vuçiq takon gjeneralin amerikan të Gardës së Ohajos, i ankohet për situatën e serbëve në Veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot në takim gjeneralin amerikan të Gardës së Ohajos, John Harris, me të cilin ka biseduar ndër të tjera edhe për Kosovën

Përmes një njoftimi në Instagram, Vuçiq ka bërë të ditur se është ankuar te gjenerali amerikan për situatën e serbëve në veri të Kosovës, duke u viktimizuar dhe kërkuar ndihmë nga SHBA-ja për ta “mbrojtur” popullin serb.

 “I përcolla gjeneralmajor Harris shqetësimin tim për situatën gjithnjë e më të vështirë të sigurisë së serbëve në Kosovë, duke kërkuar mbështetje më të fortë të SHBA-së në mbrojtjen e popullit tonë dhe sigurimin e të drejtave të tyre”, ka shkruar presidenti serb.

Related Articles