Ka vdekur sot 111-vjeçarja nga Ferizaj, Xhezide Aliu. Ajo ishte një ndër persona më të vjetër në Kosovë, ndërkohë që në zgjedhjet e kaluara të 14 shkurtit 2021, ishte personi më i vjetër që hodhi votën në kuti.
Varrimi i saj do të bëhet sot në ora 16:10.
Ajo foli një ditë pas zgjedhjeve të atëhershme, duke thënë se ka votuar për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.
“Kam votuar për Albinin edhe Vjosën së më janë dukur më të mirë. Kam shkuar me loçkën e zemrës që të votoj”, është shprehur ajo.
“E sundoftë këtë vend me faqe të bardhë”, ka qenë porosia e atëherë 107-vjeçares për Kurtin.
Ajo ka folur edhe për të kaluarën e saj, pjesën e rinisë, ku ka thënë se e ka kaluar në skamje.
Në zgjedhje ka thënë se ka dalë për përtuar në mënyrë që të ndryshojë situata në vend.