Disa burra dyshohet se kanë vrarë aktivistin e mjedisit, Juan Lopez.
Ai kishte protestuar për projektet e minierave në përpjekje për të mbrojtur pyjet tropikale dhe lumenjtë.
Lidhur me rasin ka reaguar Papa Françesku, i cili gjatë së dielës, dënoi vrasjen që ndodhi javën që shkoi.
Lopez i përkiste Komitetit Komunal për Mbrojtjen e Mallrave të Përbashkëta dhe Publike, një organizatë mjedisore në qytetin Tocoa afër bregut të Atlantikut të vendit dhe ishte gjithashtu një anëtar aktiv i kishës lokale.
“Unë qëndroj me ata që shohin të drejtat e tyre themelore të shkelura dhe me ata që veprojnë për të mirën e përbashkët në përgjigje të thirrjeve të të varfërve të tokës,” shtoi ai.
Papa ka folur vazhdimisht për çështjet mjedisore, duke u kërkuar njerëzve të bëjnë më shumë për ta mbrojtur atë. /Gazeta Enigma