Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është shprehur se një pjesë të madhe të fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara do ta ketë për Kosovën.
Këto deklarime ai i bërë para mediave nga New Yorku, të cilave iu tha se do të flasë edhe për shkeljen e të gjitha parimeve të së drejtës publike ndërkombëtare.
Më tej, ai shtoi se sipas “Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, institucionet në Kosovë nuk kanë të drejtë të ekzistojnë dhe të formojnë asnjë forcë të armatosur”, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Enigma.