“Nuk do të bëjmë koalicion me asnjë parti politike”

“Nuk do të bëjmë koalicion me asnjë parti politike”

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur për mundësit e pjesëmarrjes së subjektit të tij politik në zgjedhjet e 9 shtatorit, raporton Gazeta “Enigma”.

Në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, ai ka deklaruar se PSD nuk do të bëjë koalicione politike me asnjë parti.

Tutje ai ka theksuar se sukses për PSD-në është nëse do të kalojnë pragun në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke shtuar se akoma nuk është marrë një vendim nga subjekti që drejton nëse përfundimisht do të marrinë pjesë në zgjedhje.

“Kemi me datë 6 tetor mbledhjen e këshillit drejtues ku përfundimisht do të vendosim se çfarë do të bëjmë. Është e qartë se ka rritje të mbështetjes për PSD-në, por poashtu këtu nuk është me rëndësi pjesëmarrja”.

Related Articles