Të martën, më 24 shtator bëhen një vit nga sulmi terrorist në Banjskë, aty ku edhe mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.
Opinionisti politik, Halil Matoshi në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun” deklaroi se ishte informacioni i aleatëve të Kosovës ajo që ndikoi në suksesin e luftimit të atij sulmi.
“E para, Kosova e ka fitu betejen kundër një inkusioni të Serbisë përmes aleatëve të saj. Informacioni është thjeshtë i aleatëve sepse sa për Xhelala e kësi Hajdara e Hysena, këta kanë qenë në gjumë krejt. Operativa e policisë këtë e din më mirë se unë, dhe e dinë saktë që informacionet kanë ardh prej aleatit kryesor të Kosovës, këtë duhet me e thanë gjithmonë”, deklaroi Matoshi.