Kryeministrin Albin Kurti sot nga ora 09:00 pritet ta vizitojë familjen e Heroit Afrim Bunjaku, në përvjetorin e rënies së tij në sulmin e Banjskës nga grupi serb.
Në Samadrexhë të Vushtrrisë, Kurti do të bëjë homazhe pranë varrit të rreshterit Bunjaku, ku edhe do të bëhet vendosja e kurorave me lule si dhe përurimi i rregullimit të pllakës dhe varrit të heroit Afrim Bunjaku. /Gazeta Enigma