Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka përkujtuar heroin Afrim Bunjaku në përvjetorin e rënies heroike, duke thënë se heronj si Rreshter Bunjaku pavarësisht shkëputjes fizike, “shpirtërisht e mendërisht si në gur mbesin të skalitur përgjithmonë në memorien e popullit dhe historinë e atdheut tonë”.
“Heroizmi i Afrimit kapërcen momentalen, për t’u shndërruar në dëshmi të përjetshme të atdhedashurisë, sakrificës që populli ndër breza nuk hezitoi ta ndërmarr, edhe kur kjo do të thoshte flijim i jetës”, shkroi Maqedonci në një postim në Facebook.
“Figura të tilla nuk vdesin, dhe mirënjohja për të do të jetoj bashkë me popullin”, shtoi tutje ministri. /Gazeta Enigma