Presidentja Vjosa Osmani ka falenderuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ftesën për pjesëmarrje në Samitin Global kundër Drogave Sintetike.
Osmani ka thënë se gjatë këtij samiti ka pasur mundësinë që të bashkëbisedojë edhe me liderë të tjerë botëror.
Në njëren prej fotografive që ka publikuar, Osmani shihet me Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.
“Falënderuese ndaj Presidentit Joe Biden për ftesën që të marr pjesë në Samitin Global kundër Drogave Sintentetike. Krahas përkushtimit tonë të përbashkët që ta luftojmë këtë dukuri të tmerrshme, kisha mundësinë që të bashkëbisedoj edhe me liderë të tjerë botëror”, ka shkruar Osmani. / Gazeta Enigma.