Vila e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, gjatë pasdites të së martës, është përfshirë nga flakët.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe vet deputeti.
Ai ka thënë se janë gjetur edhe shishe të cilat kishin lëndë djegëse brenda dhe sipas tij, dyshohet se është zjarrvënie.
“Mbrëmë mora lajmin se më është djegur shtëpia e vikendit e ndërtuar në vitin 2017, që e shfrytëzojmë me familjen time, e cila ndodhet në bjeshkët e Popovës, në komunën e Podujevës, në kufirin me Shalën e Bajgorës”.
Ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe interesimin dhe u shpreh se shpreson që hetimet të zbardhin të vërtetën sa më shpejt. /Gazeta Enigma