Njësia e Task Forcës ka sekuestruar pije alkoolike me banderola te Serbisë që dyshohej se janë sjellë përmes rrugëve ilegale ku pronarët nuk kanë ofruar dokumentacion te rregullt mbi prejardhjen e mallrave.
Sekuestrimi i tyre është bërë në zonën kufitare Kosovë-Maqedoni e Veriut.
Mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganore,ku vlera e tyre është pesë mijë euro.
“Pas pranimit të informatave për posedim te mallrave të kontrabanduara janë kontrolluar dy subjekte afariste në Kllokot-Viti”, njoftoi Dogana e Kosovës. /Gazeta Enigma