Deputeti i VV-së thotë se nga e hëna të gjitha vajzat me shami do lejohen në shkolla

Deputeti i VV-së thotë se nga e hëna të gjitha vajzat me shami do lejohen në shkolla

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, ka thënë se nxënësja e Gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë me inicialet A.D., nga e hëna do të lejohet ta vazhdojë mësimin, pasi e njëjta u ndalua për shkak të bartjes së shamisë.

Agusholli tha se përveç asaj, mësimin mund ta vazhdojnë “të gjitha vajzat me mbulesë, të cilave u është mohuar kjo e drejtë qe një kohë të gjatë”.

“Sot i erdhi fundi padrejtësive! Sipas interpretimit të MASHT-it, nuk ka asnjë ndalesë që vajzat me shami të pengohen nga e drejta e tyre për arsimim!”, shkroi Agusholli në një postim në Facebook.

“Falënderoj Ministrinë e Arsimit për këtë vendim të drejtë. Shpresoj që raste të tilla të mos përsëriten kurrë më”, deklaroi tutje ai.

“Problemet duhet të zgjidhen nga koka, e jo nga bishti!”, përfundoi Agusholli. /Gazeta Enigma

Related Articles