Hezbollahu konfirmon se lideri Nasrallah ka vdekur pas sulmeve izraelite

Hezbollahu konfirmon se lideri Nasrallah ka vdekur pas sulmeve izraelite

Hezbollahu ka konfirmuar vrasjen e liderit, Hassan Nasrallah, shkruan Enigma.

Në deklaratë të shtunën, Hezbollahu theksoi se do të vazhdojë luftën kundër Izraelit “në mbështetje të Gazës dhe Palestinës dhe në mbrojtje të Libanit dhe popullit të tij të palëkundur dhe të nderuar”.

Nasrallah u vra nga sulmet e Izraelit të premten në Bejrut.

Edhe ushtria izraelite tha të shtunën se e ka vrarë Hassan Nasrallahun, liderin e grupit militant Hezbollah, gjatë një sulmi në Bejrut të premten.

Ushtria tha se e kreu një sulm ajror preciz në selinë qendrore të Hezbollahut në Dahieh, ku ishin mbledhur liderët e Hezbollahut.

Related Articles